Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave të fundit, gjatë vitit 2025 eksportet e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nga Kosova arritën në 398.2 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 14 për qind krahasuar me vitin 2024.
Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike, Blerim Rexha, thotë se kjo rritje lidhet me bashkëpunimin e sektorit privat me kompani nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe me koston më të ulët të shërbimeve dhe aftësitë e programerëve kosovarë.
Sipas tij, interesimi më i madh për profesionistët e teknologjisë nga Kosova vjen nga shtetet gjermano-folëse dhe nga SHBA-ja, ndërsa kërkesa për studentë dhe programerë shpesh është më e madhe sesa numri i kuadrove të disponueshme.
Njohës të fushës theksojnë se rinia e re, njohja e mirë e gjuhës angleze dhe aftësitë teknologjike i bëjnë profesionistët kosovarë konkurrues në tregun ndërkombëtar. Teknologjia informative mbetet një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë së Kosovës.