Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se sot në orën 09:00 do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e këtij sporti në vend.
Sipas Federatës, kjo qendër do të shërbejë si hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve ndërkombëtare të Kosovës në xhudo.
Në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Rinisë dhe Sportit Blerim Gashani, si dhe sportistë të njohur.
Ky projekt lidhet edhe me programin “Kosova, shtet i xhudos”, i mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, i cili synon të forcojë më tej këtë sport dhe të krijojë kushte për gjenerata të reja që të ndjekin rrugën e kampioneve si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.