Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas tij, bëhet fjalë për prodhimin e parë vendor të fishekëve të kalibrit 5.56 mm dhe 7.62 mm, të cilët përdoren gjerësisht nga ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s.
Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me një fabrikë shtetërore të prodhimit të municionit në Turqi, e cila ka dhënë zotimin për realizimin e prodhimit të parë brenda këtij viti.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në ndërtimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë dhe në forcimin e kapaciteteve të saj të sigurisë, duke e renditur ndër vendet e para në rajon që prodhojnë municione sipas standardeve të NATO-s.