Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas tij, çdo automjet që transporton mbeturina pa kontratë me NPL “Gjelbër” do të përballet me gjoba dhe mund t’i konfiskohet automjeti.
Ai ka bërë të ditur se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë angazhuar për të parandaluar këtë dukuri, duke zbatuar masa ndëshkuese ndaj shkelësve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë rastet e hedhjes ilegale të mbeturinave ndërtimore, sanitare dhe materiale të tjera voluminoze përmes numrit 038 220 985.