Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Të dielën ndryshon ora: akrepat zhvendosen një orë përpara

Vendi  |  24.03.2026 Ora 7:51   
Kalimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të dielën, më 29 mars, kur në orën 03:00 akrepat do të zhvendosen një orë përpara, në 04:00.

Ora verore do të mbetet në fuqi deri më 25 tetor 2026 dhe synon shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrale, duke kontribuar në kursimin e energjisë elektrike.

Kjo praktikë u përhap në Evropë gjatë viteve 1970, në kohën e krizës së naftës, ndërsa që nga viti 1996 zbatohet një rregullore e përbashkët për ndryshimin e orës në pranverë dhe në vjeshtë.

Megjithatë, ndryshimi i orës vazhdon të jetë subjekt debatesh, pasi kritikët paralajmërojnë për ndikime të mundshme në shëndet dhe vënë në dyshim efektin real në kursimin e energjisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing