Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në krye të listës “Dirty Dozen” renditet spinaqi, i ndjekur nga dredhëzat, rrushi, nektarinat, pjeshkët, qershitë, mollët, dardhat dhe patatet. Sipas raportit, shumica e mostrave përmbanin disa lloje pesticideve, edhe pas larjes dhe pastrimit.
Studimi është bazuar në mbi 54 mijë mostra të analizuara nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, duke evidentuar praninë e qindra llojeve të pesticideve në produkte të ndryshme.
Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj përzierjeve të pesticideve mund të ketë ndikime në shëndet, ndërsa fëmijët konsiderohen më të ndjeshëm.
Megjithatë, ata theksojnë se konsumimi i frutave dhe perimeve mbetet thelbësor për një dietë të shëndetshme. Si alternativë, rekomandohet zgjedhja e produkteve organike për artikujt më të kontaminuar, si dhe larja e kujdesshme para konsumit.