Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Oscars zhvendoset në një lokacion të ri nga viti 2029

Film  |  27.03.2026 Ora 7:58   
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvendoset në një lokacion të ri duke filluar nga viti 2029.

Pas më shumë se dy dekadash në Dolby Theatre në Hollywood, eventi do të mbahet në Peacock Theater, pjesë e kompleksit L.A. Live në qendër të Los Angeles.

Sipas njoftimit, ambienti i ri do të pësojë përmirësime të mëdha për të përmbushur standardet e ceremonisë, ndërsa tapeti i kuq do të vendoset në hapësirat përreth kompleksit.

Ndryshimi përkon edhe me një marrëveshje të re transmetimi, pasi nga viti 2029 ceremonia do të jetë e disponueshme në platformën YouTube. Deri atëherë, Oscars do të vazhdojë të mbahet në Dolby Theatre, deri në edicionin e 100-të në vitin 2028.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing