Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ja lista e fituesve në iHeartRadio Music Awards 2026 - Taylor Swift dominuese

Muzikë  |  27.03.2026 Ora 9:38   

 

Ylli i muzikës pop Taylor Swift shkëlqeu në iHeartRadio Music Awards 2026 duke marrë çmimet kryesore Artist i Vitit, Albumi i Vitit dhe Pop Albumi i Vitit për “Life of a Showgirl”, si dhe Pop Kënga e Vitit për “The Fate of Ophelia”.

Gjatë marrjes së çmimit, Swift falënderoi të fejuarin Travis Kelce, i cili e mbështeti duke i dërguar mesazhin “Të dua” nga skena.

Kënga e Vitit shkoi për Alex Warren me “Ordinary”, i cili fitoi gjithashtu Best New Artist (Pop). Çmimet u ndanë në Dolby Theatre dhe u moderuan nga Ludacris, përfitues i çmimit iHeartRadio Landmark Award 2026.

Performanca live përfshinë emra si Alex Warren, Lainey Wilson, TLC, Salt-N-Pepa, En Vogue, Kehlani dhe John Mellencamp, fitues i iHeartRadio ICON Award.

Fituesit kryesorë të natës:

  • Artist i Vitit: Taylor Swift
  • Albumi i Vitit: Life of a Showgirl – Taylor Swift
  • Kënga e Vitit: Ordinary – Alex Warren
  • Pop Artist i Vitit: Sabrina Carpenter
  • Pop Album i Vitit: Life of a Showgirl – Taylor Swift
  • Pop Kënga e Vitit: The Fate of Ophelia – Taylor Swift
  • Best New Artist (Pop): Alex Warren
  • Duo/Grupi i Vitit: HUNTR/X
  • Best Collaboration: APT – Rosé & Bruno Mars
  • Country Artist/Kënga e Vitit: Morgan Wallen / Good News – Shaboozey
  • Hip-Hop Artist/Kënga e Vitit: Kendrick Lamar / Luther – Kendrick Lamar & SZA
  • Rock Artist i Vitit: Shinedown
  • Dance Artist i Vitit: David Guetta
  • Latin Pop/Urban Artist i Vitit: Bad Bunny
  • K-pop Artist i Vitit: Rosé

Ky event vjetor, i votuar nga fansat, feston artistët dhe këngët më të dëgjuara në stacionet iHeartRadio, tani në vitin e 13-të të tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing