Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEK ndalon përkohësisht njësinë A4 në “Kosova A” për shkak të problemeve teknike

Vendi  |  06.04.2026 Ora 7:54   
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 në Termocentralin “Kosova A” do të ndalet rreth mesnatës për shkak të problemeve në kondenzator.

Sipas KEK-ut, vendimi është marrë pas vlerësimeve të ekipeve profesionale, të cilat kanë konstatuar se vazhdimi i operimit mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha teknike. Për këtë arsye, ndalja do të jetë e përkohshme dhe e kontrolluar.

Aktualisht, KEK operon me tri njësi gjeneruese – B2 në “Kosova B” dhe A3 e A4 në “Kosova A” – duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Nga korporata bëhet e ditur se ndërprerjet e tilla janë pjesë e menaxhimit të përgjegjshëm të aseteve, me qëllim parandalimin e dëmtimeve dhe rritjen e sigurisë operacionale.

Ndërkohë, KEK është duke realizuar projekte investimi në vlerë mbi 500 milionë euro për modernizimin e njësive gjeneruese gjatë periudhës 2025–2027.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing