Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Për të përmirësuar mirëqenien dhe funksionin e trurit, rekomandohen disa hapa të thjeshtë.
Gjumi cilësor është thelbësor për kujtesën dhe përqendrimin, ndërsa mungesa e tij mund të dëmtojë qelizat nervore. Aktiviteti fizik, sipas studimeve, ndikon pozitivisht në aftësitë njohëse dhe shëndetin e trurit në afatgjatë.
Po ashtu, një ushqim i balancuar, i pasur me vitamina të kompleksit B dhe acide yndyrore, luan rol kyç në funksionimin e sistemit nervor. Në të njëjtën kohë, menaxhimi i stresit mbetet faktor i rëndësishëm, pasi ai ndikon negativisht në tru, imunitet dhe cilësinë e gjumit.
Ekspertët sugjerojnë teknika si meditimi, frymëmarrja e thellë dhe dëgjimi i muzikës për të reduktuar stresin dhe për të nxitur qetësinë mendore.