Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis hetim për akuzat ndaj Katy Perry, pas deklaratës së Ruby Rose

Të Tjera  |  16.04.2026 Ora 13:55   
 

Autoritetet australiane kanë nisur një hetim lidhur me një incident të vitit 2010, pas akuzave për sulm seksual të bëra nga aktorja Ruby Rose ndaj këngëtares Katy Perry.

Sipas policisë së shtetit të Victorias, njësia për hetimin e krimeve seksuale (SOCIT) po shqyrton pretendimet e Roses, që lidhen me një ngjarje të dyshuar në një klub nate në Melbourne. Për shkak të hetimit në vazhdim, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë.

Perry i ka mohuar kategorikisht akuzat përmes përfaqësuesit të saj, duke i cilësuar ato si “tërësisht të pavërteta” dhe “akuza të rrezikshme e të pamenduara”. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Roses nuk kanë komentuar publikisht.

Aktorja i bëri publike pretendimet në rrjete sociale, duke thënë se incidenti kishte ndodhur në një klub nate në Melbourne. Fillimisht ajo deklaroi se nuk ishte e interesuar të paraqiste kallëzim penal, por më pas konfirmoi se kishte vendosur ta raportonte rastin në polici dhe se nuk mund të fliste më publikisht për të.

Ndërkohë, Perry vazhdon aktivitetin e saj artistik pas publikimit të albumit të saj të shtatë “143” në vitin 2024 dhe një turneu botëror që përfundoi në dhjetor të atij viti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing