Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shkencëtarët po testojnë një qasje krejtësisht të re për luftimin e sëmundjeve të zemrës, duke përdorur teknologjinë e modifikimit gjenetik CRISPR për të ulur kolesterolin e lartë. Studimet e para, të realizuara në një numër të vogël pacientësh, tregojnë se çaktivizimi i disa gjeneve si ANGPTL3 dhe PCSK9 mund të përgjysmojë nivelet e kolesterolit “të keq” LDL dhe triglicerideve vetëm pas një trajtimi të vetëm. Kjo ka rritur shpresat se në të ardhmen mund të ekzistojë një zgjidhje afatgjatë pa nevojën e marrjes së përditshme të ilaçeve.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë është ende në fazë eksperimentale dhe kërkon studime më të gjata për të vlerësuar sigurinë dhe efektet afatgjata. Aktualisht, trajtimi standard mbeten medikamentet si statinat dhe ndryshimet në stilin e jetesës. Sipas American Heart Association, ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, kontrolli i peshës dhe ndalimi i duhanit janë faktorë kyç për shëndetin e zemrës, ndërsa terapitë gjenetike mund të bëhen një alternativë revolucionare vetëm pas konfirmimit të plotë shkencor.//AP