Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi horror-romantik vjen nga regjisori dhe skenaristi Curry Barker dhe trajton një histori të errët dashurie, ku dëshira për t’u dashur kthehet në obsesion të rrezikshëm.
Në qendër të ngjarjes është Bear, i luajtur nga Michael Johnston, i cili i dashuruar në heshtje me Nikki-n (Inde Navarrette), blen një objekt magjik të quajtur “One Wish Willow” për të fituar dashurinë e saj. Por ajo që duket si një dëshirë e pafajshme, shpejt shndërrohet në një situatë të frikshme dhe të pakontrollueshme.
Ajo që e bën këtë projekt të veçantë është mënyra e promovimit: në disa billborde në SHBA kanë filluar të shfaqen mesazhe të shkruara nga vetë personazhi Nikki, duke krijuar ndjesinë sikur ajo po komunikon drejtpërdrejt me publikun.
Sipas kampanjës, disa persona kanë marrë edhe mesazhe dhe thirrje zanore, duke e kthyer promovimin në një përvojë interaktive dhe të frikshme për audiencën.
Filmi po përdor këtë qasje për të sjellë atmosferën e obsesionit dhe kufijve të thyer mes dashurisë dhe kontrollit, duke e bërë promovimin pjesë të vetë historisë.