Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Instagram largon mesazhet ultra-private nga platforma

Teknologji  |  08.05.2026 Ora 8:47   
Instagram ka vendosur të heqë funksionin e enkriptimit “end-to-end” për mesazhet direkte, duke i dhënë fund planit disa vjeçar të Meta për ta bërë komunikimin më privat në platformë.

Ky sistem sigurie lejonte që vetëm dërguesi dhe marrësi të mund t’i lexonin mesazhet, ndërsa tani Instagram do të ketë qasje në përmbajtjen e tyre, përfshirë fotografi, video dhe audio.

Meta kishte premtuar që nga viti 2019 ta zgjeronte këtë teknologji në Facebook dhe Instagram, por tani kompania ka konfirmuar se funksioni nuk do të mbështetet më pas 8 majit 2026.

Vendimi është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, të cilat argumentojnë se enkriptimi i plotë e bënte më të vështirë identifikimin e rasteve të abuzimit apo manipulimit online.

Ndërkohë, aktivistët për privatësi e kanë kritikuar vendimin, duke e cilësuar si një hap prapa për sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve në internet.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing