Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një numër i shkollave në disa vende evropiane po raportojnë se nxënësit po hasin vështirësi në leximin e orëve analoge, duke rritur kështu përdorimin e orëve digjitale në mjediset shkollore.
Sipas raporteve, përfshirë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, disa nxënës gjatë provimeve kanë kërkuar orë digjitale, pasi e kanë pasur të vështirë të interpretojnë kohën në orët tradicionale me akrepa.
Ekspertët theksojnë se ky fenomen lidhet me ndryshimet në mënyrën e të jetuarit dhe përdorimin e përditshëm të pajisjeve digjitale, e jo me aftësi më të ulëta të nxënësve.
Sipas tyre, sfida për sistemin arsimor mbetet gjetja e balancës mes ruajtjes së aftësive bazike dhe përshtatjes me teknologjinë moderne.