Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Germany ka nisur një iniciativë prej 125 milionë eurosh për inteligjencën artificiale, me synimin për të krijuar laboratorë evropianë që mund të rivalizojnë kompani si OpenAI dhe DeepSeek. Programi, i quajtur “Next Frontier AI”, udhëhiqet nga agjencia federale e inovacionit SPRIND dhe synon të mbështesë startup-e dhe ekipe inovative nga e gjithë Evropa.
Projekti do të zhvillohet në tri faza gjatë dy viteve të ardhshme, ku fillimisht deri në 10 ekipe mund të marrin nga 3 milionë euro financim. Në fazat pasuese, numri i ekipeve do të reduktohet, ndërsa financimi do të rritet deri në 15.5 milionë euro për ekipet finaliste. Sipas drejtuesve të projektit, 125 milionë euro janë vetëm hapi i parë për të tërhequr investime shumë më të mëdha dhe për ta bërë Evropën më pak të varur nga kompanitë amerikane dhe kineze të inteligjencës artificiale.