Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ryanair hetohet për pagesat shtesë që familjet bëjnë për t’u ulur bashkë në avion

Të Tjera  |  12.06.2026 Ora 7:49   
Ryanair po hetohet nga Autoriteti Britanik për Konkurrencë dhe Tregje (CMA) për mënyrën se si u ngarkon prindërve pagesë për të u ulur pranë fëmijëve gjatë fluturimeve.

Sipas CMA-së, tarifa zakonisht rreth 8 paund për drejtim po shqyrtohet nëse është “e padrejtë” sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Hetimi fokusohet në politikën e kompanisë që kërkon që prindërit të ulen me fëmijët e moshës 2 deri në 11 vjeç, përmes një sistemi të quajtur “family seat”, i cili përfshin pagesë.

Ryanair e ka quajtur hetimin “të pabazë”, duke deklaruar se politika e saj për ulëset familjare është në përputhje me ligjet në fuqi dhe se prindërit paguajnë vetëm për një ulëse të rezervuar, ndërsa për fëmijët ulëset janë pa pagesë shtesë.

Autoriteti britanik thekson se po shqyrton edhe mënyrën e paraqitjes së çmimeve gjatë rezervimit, për të parë nëse konsumatorët informohen qartë për kostot totale.

Hetimi është në fazë fillestare dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim për shkelje ligjore.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing