Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas gati 30 vitesh, “The Grinch” rikthehet me vazhdim - Jim Carrey pritet sërish në rolin ikonik

Film  |  19.06.2026 Ora 7:33   

Filmi i famshëm i Krishtlindjeve, How the Grinch Stole Christmas, do të rikthehet me një vazhdim pas pothuajse 30 vitesh.

Sipas raportimeve të The Hollywood Reporter, një sequel i filmit është zyrtarisht në zhvillim, ndërsa Jim Carrey është në bisedime për t’u rikthyer në rolin e Grinch-it.

Filmi origjinal, i drejtuar nga Ron Howard dhe i bazuar në librin e Dr. Seuss, u publikua në vitin 2000 dhe u kthye shpejt në një klasik të sezonit festiv.

Përveç suksesit komercial, filmi fitoi edhe çmimin Oscar për grimin më të mirë dhe vazhdon të mbetet një nga filmat më të shikuar gjatë festave të fundvitit.

Vazhdimi i ri pritet të sjellë edhe një herë kaosin festiv dhe humorin karakteristik që e bëri Grinch-in kaq të dashur për publikun.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing