Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës masa urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore, për shkak të vonesave dhe rritjes së numrit të kërkesave gjatë sezonit veror.
Sipas Komunës, fluksi i madh i aplikimeve lidhet edhe me ardhjen e mërgimtarëve, të cilët synojnë t’i përfundojnë procedurat pronësore brenda një afati sa më të shkurtër.
Nga Agjencia Kadastrale e Kosovës kanë bërë të ditur se renditja e lëndëve bazohet në parimin ligjor të prioritetit sipas datës së aplikimit, duke theksuar se kush aplikon i pari, ka përparësi në trajtim.
Agjencia vlerëson se ndryshimi manual i renditjes mund të krijojë hapësirë për abuzime dhe të dëmtojë aplikuesit e tjerë. Sipas saj, zgjidhja mbetet rritja e efikasitetit dhe dinamizimi i punës në Drejtorinë e Kadastrës në Prishtinë.