Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ish-drejtoresha e kastit të James Bond tregon cilët aktorë nuk i sheh si 007

Film  |  30.06.2026 Ora 7:48   
Teksa vazhdon kërkimi për aktorin e ri që do ta luajë agjentin legjendar James Bond, ish-drejtoresha e kastit të franshizës, Debbie McWilliams, ka ndarë mendimin e saj për kandidatët e përfolur.

Në një intervistë, McWilliams deklaroi se aktorë si Jacob Elordi, Callum Turner dhe Harris Dickinson nuk do të ishin zgjedhja e saj për rolin e 007.

Sipas saj, publiku di tashmë shumë për këta emra, ndërsa James Bond duhet të mbetet një figurë misterioze dhe enigmatike.

Ajo shtoi se aktori ideal për Bond duhet të jetë dikush më pak i njohur, në mënyrë që audienca ta besojë më lehtë karakterin dhe të mos e lidhë me jetën personale të aktorit.

Filmi i 26-të i sagës James Bond është aktualisht në fazën e kastimit, ndërsa emri i aktorit të ri ende nuk është bërë publik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing