Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vala e të nxehtit vështirëson punën e punëtorëve të infrastrukturës në Kosovë

Vendi  |  30.06.2026 Ora 8:13   

Në Prishtinë, një punëtor i angazhuar në rregullimin e sheshit “George Bush” ka përshkruar situatën me fjalë të thjeshta: “Nuk jemi mirë, po digjemi nga vapa.”

Të hënën u regjistruan temperaturat më të larta të gjysmës së parë të vitit 2026, duke arritur deri në 38°C.

Pavarësisht kushteve të rënda, ende nuk është marrë ndonjë vendim për shkurtimin e orarit të punës për sektorët e ndjeshëm.

Institucionet shëndetësore dhe meteorologjike u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, shmangie të daljeve gjatë orëve më të nxehta dhe konsumim të mjaftueshëm të ujit.

Sipas mjekëve, më të rrezikuar janë të moshuarit dhe punëtorët në terren, ndërsa nga e marta pritet një ulje e temperaturave dhe kushte më të freskëta me reshje shiu.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing