Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Julian Alvarez ka nisur programin individual të përgatitjeve me Atletico Madridin, pavarësisht spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij. Sipas raportimeve të “MARCA”, sulmuesi argjentinas, i cili ndodhet me pushime në Ibiza, që nga 1 gushti po ndjek planin e stërvitjeve të përgatitur nga klubi për lojtarët e angazhuar me kombëtaret dhe pritet t’i bashkohet skuadrës më 10 gusht.
Ky zhvillim vjen pasi Alvarez kishte shprehur dëshirën për t’u larguar dhe për t’iu bashkuar Barcelonës, por Atletico Madridi ka refuzuar çdo mundësi negociatash me rivalin e La Ligës, duke e konsideruar atë pjesë kyçe të projektit të Diego Simeones. Megjithëse e ardhmja e tij mbetet e hapur, rikthimi në përgatitje tregon profesionalizmin e sulmuesit, ndërsa drejtuesit e klubit nuk përjashtojnë që vetëm një ofertë e rëndësishme nga jashtë Spanjës mund të ndryshojë situatën para mbylljes së afatit kalimtar.