Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e rregullave të reja që detyrojnë kompanitë të etiketojnë qartë përmbajtjen e krijuar me inteligjencë artificiale (AI), me synimin për të rritur transparencën dhe për t’i ndihmuar qytetarët të dallojnë materialet autentike nga ato të gjeneruara në mënyrë artificiale. Sipas udhëzimeve të reja, chatbot-ët duhet t’u tregojnë përdoruesve se po ndërveprojnë me AI, ndërsa imazhet, tekstet dhe materialet e tjera të krijuara nga inteligjenca artificiale duhet të mbajnë etiketa ose shenja digjitale (watermark). Kompanitë që nuk respektojnë këto detyrime rrezikojnë gjoba të konsiderueshme.
Rregullat vlejnë për përmbajtjen e krijuar për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi personal i AI-së përjashtohet nga këto kërkesa. Përjashtim bëjnë edhe veprat artistike, satirike, krijuese dhe fiktive, ndërsa sistemet ekzistuese të AI-së kanë afat deri më 2 dhjetor 2026 për t’u përshtatur me legjislacionin e ri. Ndërkohë, kompani të mëdha si TikTok, Meta dhe Google kanë nisur tashmë të zbatojnë praktika të etiketimit të përmbajtjes së gjeneruar me AI, në përputhje me standardet e reja të transparencës të vendosura nga BE-ja.