Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Quentin Tarantino kritikon Hollywoodin: “I ka humbur magjia e dikurshme”

Film  |  10.09.2026 Ora 16:18   

Regjisori i njohur Quentin Tarantino ka kritikuar ashpër industrinë e sotme të filmit, duke thënë se shumë produksione të Hollywoodit nuk arrijnë më të përcjellin magjinë e dikurshme të kinemasë. Në një artikull për revistën Sight & Sound, ai tha se skenarët e dobët, përzgjedhja e gabuar e aktorëve, mungesa e origjinalitetit dhe përpjekjet për t’i bërë vazhdimisht qejfin publikut po dëmtojnë cilësinë e filmave.

Megjithatë, Tarantino veçoi disa filma që i kanë pëlqyer, ndërsa vlerësoi veçanërisht dramën kriminale The Rip, me Ben Affleck dhe Matt Damon. Ai e cilësoi filmin si një thriller të realizuar mirë, duke veçuar regjinë, interpretimet dhe mbi të gjitha skenarin. Ndërkohë, regjisori po punon në shfaqjen teatrore The Popinjay Cavalier, ndërsa vazhdon të mbajë sekret projektin e filmit të tij të dhjetë dhe të fundit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing