Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Merkuri po tkurret me shume nga sa mendohej, zbulojne shkencetaret

Bota  |  11.09.2026 Ora 8:02   

Planeti Merkuri, me i aferti me Diellin, mund te jete tkurrur me shume nga sa kishin vleresuar me pare shkencetaret. Studimi i ri tregon se planeti mund te kete humbur deri ne 30% me shume nga madhesia e tij teksa brendesia e tij eshte ftohur.

Siperfaqja e Merkurit eshte e mbuluar me carje, kreshta dhe shkembinj te larte, te krijuar nga tkurrja e planetit. Disa prej ketyre strukturave arrijne deri ne 1.6 kilometra lartesi dhe shtrihen per qindra kilometra.

Shkencetaret besojne se nje pjese e ketyre shenjave jane mbuluar nga mbeturinat e krijuara prej goditjeve te asteroideve dhe kometave gjate miliarda viteve. Per kete arsye, tkurrja e Merkurit mund te jete nenvleresuar.

Sipas studimit, rrezja e planetit mund te kete ndryshuar me rreth 11.6 kilometra, nje shifer me e madhe se vleresimet e meparshme.

Rezultatet mund t'i ndihmojne shkencetaret te kuptojne me mire berthamen e Merkurit, strukturen e brendshme dhe menyren se si planeti eshte formuar dhe ftohur.

Me shume te dhena pritet te sjelle misioni BepiColombo, i cili do te vendose dy orbitues prane Merkurit ne muajin nentor. Misioni pritet te ofroje matjet me te detajuara te siperfaqes se planetit deri tani.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing