Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tension te Fenerbahçe, Kartal ndërpret kontaktet me klubin

Sport  |  11.09.2026 Ora 16:20   

 

Kriza te Fenerbahçe ka marrë një kthesë të papritur, pasi trajneri Ismail Kartal nuk është paraqitur në stërvitje dhe, sipas raportimeve nga Turqia, ka fikur telefonin duke ndërprerë kontaktet me drejtuesit e klubit. Kjo ndodhi pavarësisht deklaratave të presidentit Aziz Yıldırım se Kartal vazhdon të jetë trajner i skuadrës. Seancën stërvitore, në mungesë të tij, e drejtuan Dirk Kuyt dhe Zeki Gole.

Kartal kishte paralajmëruar largimin pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, ku u godit me shishe në kokë nga tribunat. Përveç incidentit, trajneri ishte përballur edhe me presion për rezultatet jo bindëse në fillim të sezonit. Tashmë drejtuesit e Fenerbahçes pritet të zhvillojnë një takim urgjent me Kartal për të përcaktuar përfundimisht të ardhmen e tij në stolin e skuadrës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing