Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Atletet kritikojnë reklamën e Sydney Sweeney: “Po seksualizon sportin e grave”

Të Tjera  |  15.09.2026 Ora 7:52   

Një reklamë e re për kompaninë amerikane të basteve sportive Novig, ku aktorja Sydney Sweeney shfaqet me shumë pak veshje duke pozuar me pajisje sportive, ka shkaktuar reagime të ashpra nga atlete të njohura.

Reklama, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, është kritikuar për seksualizimin e grave dhe për mënyrën se si paraqitet sporti i grave.

Surferja australiane Felicity Palmateer e cilësoi fushatën si “shumë të dëmshme”, veçanërisht për vajzat e reja që duan të merren me sport.

Edhe notarja olimpike Ariarne Titmus reagoi ashpër, duke thënë se reklama është fyese për gratë që kanë kaluar vite duke punuar për të arritur rezultate në sport.

Atlete të tjera, përfshirë notaren Lani Pallister dhe boksieren Skye Nicholson, publikuan video nga stërvitjet dhe garat e tyre, duke theksuar se sporti duhet të vlerësohet për përkushtimin, talentin dhe rezultatet, e jo për pamjen e grave.

Reklama e Novig ka marrë dhjetëra miliona shikime në Instagram, duke e kthyer edhe një herë Sydney Sweeney në qendër të një debati për mënyrën se si përdoret imazhi i saj në fushatat reklamuese.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing