Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kanye West po përballet me një padi nga Benjamin Provo, ish-roje sigurie në Donda Academy, i cili kërkon rreth 23 milionë dollarë dëmshpërblim. Provo pretendon se është diskriminuar për shkak të dreadlocks-ëve të tij dhe se humbi punën pasi refuzoi t’i priste flokët, duke i lidhur ato me identitetin e tij kulturor dhe fetar.
Padia përfshin edhe pretendime të tjera për diskriminim në ambientin e punës dhe largimin e librave për figura afrikano-amerikane nga akademia. Kanye West i mohon akuzat dhe avokatët e tij kanë kundërshtuar versionin e Provo-s. Çështja pritet të shkojë në gjyq më 12 tetor në Los Angeles, ndërsa 23 milionë dollarët janë vetëm shuma e kërkuar nga paditësi dhe jo një dënim i vendosur nga gjykata.