Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bizneset nga Kosova mund të dërgojnë mallra jashtë vendit pa paguar doganë

Vendi  |  21.09.2026 Ora 7:43   

Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, i njohur si “pasaporta e mallit”, që u mundëson bizneseve të dërgojnë përkohësisht mallra, pajisje dhe mostra jashtë vendit pa paguar detyrime doganore dhe taksa importi.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e cila do të lëshojë dokumentin ATA Carnet.

Sistemi do të përdoret për mallra dhe pajisje që dërgohen në panaire, ekspozita dhe aktivitete të tjera jashtë Kosovës, duke thjeshtuar procedurat doganore dhe kthimin e tyre pas përdorimit.

Sipas OEK-ut, anëtarësimi në këtë sistem do t’u mundësojë bizneseve kosovare pjesëmarrje më të lehtë në panaire ndërkombëtare, promovimin e produkteve “Made in Kosovo” dhe krijimin e mundësive të reja për zgjerimin e eksporteve.

OEK pritet të publikojë informacione të detajuara për procedurat dhe kushtet e përdorimit të ATA Carnet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing