Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Italia do të ndalojë mbulesat në shkolla dhe do të kufizojë numrin e nxënësve të huaj për klasë, thotë Meloni.

Të Tjera  |  21.09.2026 Ora 8:55   

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka njoftuar se qeveria do të propozojë masa të reja për shkollat, përfshirë ndalimin e mbulesave dhe vendosjen e një kufiri për numrin e nxënësve të huaj në një klasë.

Meloni tha se masa do të paraqitet së shpejti në mbledhjen e Qeverisë. Ajo parashikon gjithashtu që prindërit e nxënësve të huaj që kanë vështirësi serioze në integrim të mësojnë gjuhën italiane.

Sipas Melonit, qëllimi është të lehtësohet integrimi i nxënësve që nuk e flasin mirë italishten dhe të shmanget përqendrimi i madh i tyre në të njëjtat klasa.

Aktualisht, nxënësit pa shtetësi italiane përbëjnë rreth 11.6% të të gjithë nxënësve në Itali, ose rreth 930 mijë persona. Meloni nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë kufiri i ri për nxënësit e huaj në një klasë.

Propozimi ende nuk është ligj. Pasi të miratohet nga qeveria, masat do të duhet të kalojnë edhe në Parlament për t’u bërë të zbatueshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing