Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gati 300 sende personale të ikonës franceze të kinemasë, Brigitte Bardot, janë shitur në një ankand në Paris për më shumë se 953 mijë euro.
Në mesin e sendeve të ankanduara ishin një kopje e librit Kama Sutra, këpucët e saj të famshme balet, unaza me diamante, portrete dhe makina e shkrimit me të cilën Bardot shkroi autobiografinë e saj.
Të ardhurat nga ankandi do t’i dhurohen Fondacionit Brigitte Bardot, organizatës për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, kauzës së cilës aktorja iu përkushtua gjatë pjesës së dytë të jetës së saj.
Bardot u bë e famshme në vitet ’50 dhe ’60 dhe u shndërrua në një prej figurave më të njohura të kinemasë franceze. Ajo u largua nga aktrimi dhe iu përkushtua aktivizmit për kafshët. Bardot vdiq në dhjetor të vitit 2025, në moshën 91-vjeçare.
Megjithatë, ankandi nuk kaloi pa polemika. Bashkëshorti i saj, Bernard d’Ormale, e kritikoi shitjen duke i cilësuar sendet si shumë personale.