Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova pret Irlandën në “Fadil Vokrri”, sonte nis rrugëtimi në Ligën e Kombeve

Sport  |  24.09.2026 Ora 7:44   

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte nis kapitullin e ri në Ligën e Kombeve, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Irlandën.

“Dardanët” kanë zhvilluar përgatitjet gjatë ditëve të fundit, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka thënë se skuadrën e presin katër ndeshje të vështira. Sipas tij, Austria është favorite e grupit, ndërsa objektivi i Kosovës është fillimisht ruajtja e statusit në Ligën B dhe më pas synimi për ngjitje.

Në prag të ndeshjes, Foda ka konfirmuar edhe ndryshimin në hierarkinë e kapitenëve. Shiritin do ta mbajë Vedat Muriqi, ndërsa Mërgim Vojvoda do të jetë zëvendëskapiten.

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka vlerësuar Muriqin dhe lojtarët e tjerë të Kosovës, duke theksuar se “Dardanët” kanë futbollistë cilësorë.

Ndeshja Kosovë–Irlandë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing