Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Princi Harry ka paralajmëruar për rreziqet që inteligjenca artificiale mund të paraqesë për marrëdhëniet njerëzore, veçanërisht për fëmijët.
Duke folur në takimin e Clinton Global Initiative në Nju Jork, Duka i Sussex-it e përshkroi AI-në si “lajkatarin përfundimtar” dhe tha se teknologjia po zhvillohet më shpejt sesa studiuesit arrijnë të kuptojnë dhe kontrollojnë rreziqet e saj.
Harry u shpreh veçanërisht i shqetësuar për përdorimin e chatbotëve nga fëmijët. Sipas tij, inteligjenca artificiale nuk kërkon vetëm vëmendjen e përdoruesve, por mund të krijojë edhe lidhje emocionale me ta.
Ai bëri thirrje për një ngadalësim të zhvillimit të AI-së dhe për më shumë fokus te siguria, besimi dhe kontrolli njerëzor.
Fjalimi i tij pati edhe një moment humoristik, pasi teleprompteri pati probleme. Kur u kthye në skenë për ta përfunduar fjalimin, Harry tha me shaka: “AI hyri edhe në fjalimin tim”.