Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
“Spider-Man: Brand New Day” pritet të rikthehet në kinema me materiale të reja që nuk ishin pjesë e versionit origjinal të filmit.
Sipas Deadline, rikthimi në kinema do të përfshijë skena shtesë, mes tyre edhe materiale me Rosario Dawson në rolin e Claire Temple, si dhe disa surpriza që ende po mbahen sekret. Data e saktë e rishfaqjes nuk është bërë e ditur.
Dawson kishte konfirmuar më herët se kishte xhiruar skena për filmin, por ato nuk u përfshinë në versionin që u shfaq në kinema.
“Brand New Day” ndjek Peter Parker pas ngjarjeve të “Spider-Man: No Way Home”, ndërsa bota tashmë e ka harruar identitetin e tij. Filmi e paraqet Spider-Man-in në një histori më të përqendruar te rrugët dhe problemet e përditshme, ndërsa në të shfaqet edhe Jon Bernthal si Punisher.
Rikthimi vjen pas suksesit të madh të filmit në arkë, duke e bërë atë një nga filmat më të suksesshëm të vitit. Tash, fansat do të kenë mundësinë të shohin edhe disa nga skenat që mbetën jashtë versionit të parë.