Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Organizata mjedisore Ecopana ka nisur punën për heqjen e një dige në lumin Mirusha, me synim rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit.
Sipas organizatës, diga është e degraduar dhe pengon rrjedhën natyrore, ndërsa ndikon edhe në grumbullimin e ujit dhe sedimenteve. Ecopana thotë se kjo ka shtuar shqetësimet për rrezikun e vërshimeve dhe sigurinë e banorëve pranë lumit.
Sipas njoftimit, ndërhyrja është vendosur pas raporteve, studimeve profesionale dhe koordinimit ndërinstitucional dhe po zhvillohet në përputhje me vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për heqjen e barrierave të vjetruara në lumenj.
Ecopana e cilëson këtë si rastin e parë në Kosovë të heqjes së një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të një lumi.
Pas përfundimit të punimeve, organizata planifikon të punojë në rikthimin e shtratit të lumit dhe monitorimin e tij. Projekti po mbështetet nga Open Rivers Programme.