Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka nisur pakon e parë nga Kosova drejt tregut EFTA, përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë. Marrëveshja u hap bizneseve kosovare mundësi për qasje në tregjet e Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit. Për një numër të madh produktesh industriale, përfshirë tekstilin, letrën, drurin dhe metalin, parashihet liberalizim i plotë i tregut, ndërsa për produktet bujqësore dhe ushqimore tarifat ndryshojnë sipas kategorive.