Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

12 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas protestës së djeshme në Prishtinë

Vendi  |  06.10.2026 Ora 7:42   

Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës së djeshme në Prishtinë.

Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, njëri prej të trajtuarve ishte zyrtar policor, ndërsa 11 ishin protestues. Ai tha se të gjithë ishin në gjendje stabile dhe, pas trajtimit, janë liruar në shtëpi. Tetë persona janë trajtuar për shkak të efektit të gazit lotsjellës, ndërsa tre për plagë prerëse.

Protesta, e zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, kërkonte që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të kalojë edhe në lexim të dytë.

Gjatë mbrëmjes situata u përshkallëzua, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e protestuesve. U raportua edhe për dëme materiale dhe hedhje të mjeteve piroteknike.

Në një komunikatë të publikuar më vonë, Policia e Kosovës tha se gjashtë zyrtarë policorë ishin lënduar dhe kishin marrë trajtim mjekësor, ndërsa 11 protestues kishin kërkuar ndihmë mjekësore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing