Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Xhirimet e “The Batman – Part II”, me Robert Pattinson në rolin e Batmanit, janë ndalur përkohësisht.
Sipas Deadline, regjisori dhe skenaristi Matt Reeves është larguar përkohësisht nga produksioni për arsye familjare. DC Studios ka konfirmuar se Reeves ka mbështetjen e plotë të studios dhe se puna në film do të vazhdojë.
Në vazhdimin e filmit të vitit 2022 janë bashkuar disa emra të rinj, mes tyre Sebastian Stan, Scarlett Johansson dhe Brian Tyree Henry, ndërsa rolet e tyre ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.
Në kast rikthehen Jeffrey Wright si Jim Gordon, Andy Serkis si Alfred Pennyworth dhe Colin Farrell si Penguin. Edhe rikthimi i Barry Keoghan si Joker është raportuar, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Filmi do të vazhdojë të jetë pjesë e universit Elseworlds dhe nuk do të lidhet me universin kryesor të DC-së të drejtuar nga James Gunn. Kjo do të thotë se Batmani i Pattinsonit do të mbetet i ndarë nga versioni që do të shfaqet në “The Brave and the Bold”.
“The Batman – Part II” fillimisht ishte planifikuar për vitin 2027, por premiera është shtyrë dhe tani është caktuar për 18 shkurt 2028.