Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Barcelona dhe Real Madridi janë futur në garë për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, i cili raportohet se ka kërkuar largimin nga klubi. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, largimi i tij mund të ndodhë që në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Barcelona dhe Reali po përgatisin oferta që përfshijnë pagë, bonus nënshkrimi dhe bonuse të tjera. Për talentin anglez interesim kanë shfaqur edhe Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, duke e bërë konkurrencën për transferimin e tij edhe më të madhe.