Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dua Lipa ishte ndër emrat më të spikatur në rreshtin e parë të sfilatës së Chanel, të zhvilluar në Grand Palais në Paris, ku u prezantua koleksioni Pranverë/Verë 2027. Këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen me një veshje të kuqe me motive të mëdha lulesh dhe pupla, të kombinuar me këpucë dyngjyrëshe, çantë me perla dhe bizhuteri ari. Veshja ishte pjesë e koleksionit Cruise 2026/27 të Chanel dhe përshtatej me tematikën e sfilatës, ku spikatën puplat, motivet e shpendëve dhe elementet që lidhen me lirinë. Në event morën pjesë edhe emra të njohur si Nicole Kidman, Pedro Pascal, Alexa Demie dhe Olivia Wilde.