Grupi francez i infrastrukturës së inteligjencës artificiale, Sesterce, ka njoftuar planin për ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në qytetin Jämsä të Finlandës, me një investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro. Projekti do të ndërtohet në territorin e një ish-fabrike letre dhe faza e parë, që pritet të nisë në vitin 2026, do të ketë kapacitet prej 200 megavatësh. Në fazën e dytë, kapaciteti synohet të rritet në 600 megavatë, ndërsa në planin afatgjatë Sesterce synon të krijojë mbi 1 gigavat kapacitet për inteligjencën artificiale në Finlandë. Kompania ka bërë të ditur se tashmë ka siguruar edhe një klient kryesor për projektin.