Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Apple ka prezantuar HomeView, një pajisje të re për shtëpi inteligjente, përmes së cilës synon ta bëjë asistentin e saj Siri me inteligjencë artificiale më të përdorshëm në jetën e përditshme.
Pajisja ka një ekran me prekje prej shtatë inçësh, të vendosur mbi një altoparlant, ndërsa do të ofrohet edhe në version që montohet në mur. Çmimi fillestar është 299 dollarë, ndërsa lansimi është paralajmëruar për 13 nëntor.
HomeView mund të përdoret për të menaxhuar pajisjet inteligjente të shtëpisë, për të bërë video-thirrje përmes FaceTime, për të dëgjuar muzikë dhe për të shfaqur fotografi. Siri AI do të mund të ofrojë informacione nga kalendari dhe mesazhet e përdoruesit, ndërsa pajisja mund të njohë deri në gjashtë anëtarë të familjes dhe ta përshtatë ekranin sipas tyre.
Apple thekson se privatësia është një nga elementet kryesore të pajisjes, duke bërë të ditur se të dhënat nga kamera dhe mikrofoni përpunohen veçmas nga pjesa tjetër e sistemit.
Me këtë produkt, kompania synon të forcojë pozitën e saj në tregun e pajisjeve inteligjente për shtëpi, ku deri më tani kanë dominuar Amazon dhe Google.
Përveç HomeView, Apple ka prezantuar edhe një version të ri të HomePod Mini, një Apple TV 4K të përditësuar me Siri AI dhe pajisje të tjera për shtëpi inteligjente.