Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka nisur pastrimin dhe transportimin e mbeturinave drejt deponisë në Mirash, pavarësisht ndryshimit të orarit të saj.
Kompania Regjionale “Pastrimi” ka njoftuar se deponia mbyllet pas mesnatës, ndërsa sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ky ndryshim ka ndikuar në grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.
Në një deklaratë për Klan Kosova, Retkoceri e ka cilësuar të papranueshëm kufizimin e orarit, duke thënë se ai vështirëson menaxhimin e mbeturinave dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Ai ka shtuar se ndryshimi i orarit është bërë pa konsultim me Komunën e Prishtinës.