Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

8 artistet që kanë ngritur më së shumti zërin për fuqizmin e grave

Muzikë  |  01.03.2018 Ora 12:29   
8 marsi shënon "Ditën Ndërkombëtare të Gruas" një ngjarje mbarëbotërore që shënon dhe feston arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave.

BBC Radio 1 ka bërë një artikull, ku ka radhitur tetë artiste,  të cilat kanë ngritur zërin për të mbështetur gratë në botë dhe i kanë ndihmuar në fuqizimin e tyre.

"Këtu janë tetë këngëtare me tetë mesazhe të fuqishme për gratë kudo ..." kështu nisë artikulli në BBC Radio 1.
Lista nisë me këngëtaren e famshme amerikane, Taylor Swift, e cila në vitin 2017 pas katër vitesh seanca, fitoi gjyqin kundër një Dj-i të cilin e kishte akuzuar për ngacmim seksual, dhe dëmshpërblimin e fituar nga gjyqi e ka dhuruar për viktimat e sulmeve seksuale në botë.

"Unë e pranoj privilegjin që përfitoj nga jeta, shoqëria, profesioni dhe aftësia ime për të mbrojtur vetën në një gjyq si ky. Shpresa ime është që të ndihmojë ata që edhe zërat e tyre duhet të dëgjohen, prandaj po e bëj këtë donacion dhe do të bëj donacione edhe në të ardhmen e afërt për organizata që ndihmojnë viktimat e dhunës seksuale të mbrohen", kishte thënë Taylor Swift në një deklaratë pas gjyqit të saj.

Pas Taylor vjen Kesha, kënga "Woman" e së cilës mund të mos jetë transmetuar aq shumë nëpër radio e televizione për shkak të gjuhës eksplicite që përdoret në tekst, mirpo kjo është një këngë që Kesha ua ka dedikuar grave dhe fuqizimit të tyre.

"Gjithmonë kam qenë feministe, por shumë shpesh jam ndjerë edhe si një vajzë e vogël e cila tenton të flasë hapur. Por në vitet e fundit jam ndjerë grua më shumë se kurrë. Thjeshtë e kamë ndjerë forcën dhe mrekullinë e të qenurit femër. Ne e kemi celësin e njerëzimit. Ne vendosim nëse do të popullojmë tokën apo jo. Ne mund të vendosim të mos lindim dhe do të shuhej raca njerëzore. Kjo është fuqi", thotë Kesha.

Lady Gaga u ka bërë thirrje fansave të saj që të votojnë për Hillary Clinton, në mënyrë që një femër të udhëheqë SHBA-të.
"Hilary po arrinte shumë por ajo vazhdoi të luftonte për të drejtat e grave", ka thënë Lady Gaga.

Pink ka inkurajuar fansat e saj që të arrijnë dicka në jetë, të përdorin trurin dhe jo trupin e tyre.
"Ne nuk ndryshojmë. Ne marrim zhavorrin dhe guackën dhe bëjmë një margaritar. Ne i ndihmojmë njerëzit e tjerë të ndryshojnë, në mënyrë që të shohin më shumë lloje bukurishë", ka thënë Pink.

Demi Lovato ka inkurajuar të gjithë që ta duan trupin e tyre dhe të mos kenë turp ta shfaqin atë.

Demi Lovato ka folur rreth problemeve të imazhit të trupit dhe çrregullimeve e të ngrënit, por në vitin 2015 u shfaq lakuriq për reviztën "Vanity Fair" për të inkurajuar fansat e tyre që të duan trupin e tyre.
 
Lauren Jauregui është anëtarja më e motivuar e grupit" Fifth Harmony" e cila në vitin 2017 ka folur për diversitetin dhe feminizmin të cilin grupi i saj duan të promovojnë.

"Ne jemi katër gra që e përbëjmë një grup dhe në jemi të ndryshmë nga etnia, pamja, mendimet e shumëcka tjetër. Nëse fjala 'feminizmi' ju shqetëson, ka një arsye pse ju shqetëson dhe vetëm për shkak se ajo përfshin femrat. Në fund të fundit cështja për të cilën lufton feminizmi është barazia, burrat dhe gratë njësoj", ka thënë Lauren Jauregui.

Jesy Nelson nga gripi "Little Mix" ka inkurajuar fansat e saj të injorojnë njerëzit që bartin urrejtje dhe gjykojnë në bazë të pamjes dhe veshjes. "Nëse ju ndiheni të sigurtë dhe me vetëbesim, atëherë duhet të paraqiteni si të doni dhe të veshni cka të doni", ka thënë Jesy Nelson

Ariana Grande flet hapur për seksizmin kur do që ballafaqohet ose e sheh dikë duke u ballafaquar.

Ariana Grande e kishte ndërprerë publikisht një prezantues në një intervistë në radio, kur e kishte pyetur se nëse do t'i duhej të zgjedhte në mes të telefonit mobil apo grimit cilën do ta mbante ajo.

"A mendoni se vajzat duhet të zgjedhin mes tyre?" Ajo u përgjigj duke u shqetësuar seriozisht nga pyetja.  Intervista e Poëer 106 FM ishte e mbushur me komente seksiste, por ajo u ngrit mbi të gjitha.

Ajo foli për ballafaqimin me seksizmin duke thënë: Jo vetëm se do të flas dhe reagoj në një sulm personal, por  dua të luftoj për të gjithë.
 




 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing