Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Allen”: Një mik jashtëtokësor rikthehet me një sekret të rrezikshëm

Film  |  28.10.2026 Ora 8:35   

Netflix ka publikuar trailerin e filmit të ri fantastiko-shkencor Allen, që sjell historinë e një të jashtëtokësori i cili rikthehet në Tokë pas 20 vitesh, duke fshehur një sekret që mund të ndryshojë botën.

Filmi ndjek Peteyn, të luajtur nga T.J. Power, i cili ende e ka të vështirë të përballet me jetën e të rriturve pas zhdukjes së mikut të tij të fëmijërisë, Allenit. Kur jashtëtokësori rikthehet papritur, ribashkimi i tyre fillimisht duket i gëzueshëm, por situata merr një kthesë të errët kur Petey kupton se diçka nuk shkon.

Historia sjell ndër mend filmin klasik E.T. the Extra-Terrestrial, por premton një atmosferë më misterioze dhe tensionuese. Filmi është realizuar nga kompania australiane Ludo Studio, e njohur për serialin e animuar Bluey.

Allen do të publikohet në Netflix më 12 nëntor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing