Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aplikacioni TikTok ka fshirë më shumë se 49 milion video të cilat thyen rregullat

Të Tjera  |  09.07.2020 Ora 23:03   
Aplikacioni TikTok thotë se ka fshirë më shumë se 49 milion video të cilat thyen rregullat e saj, midis korrikut dhe dhjetorit 2019.
 
Rreth një e katërta e këtyre videove janë fshirë për përmbajtje të aktiviteteve seksuale të të rriturve kështu deklaruan drejtuesit e saj përmes një raporti të transparencës. TikTok është në pronësi të firmës kineze ByteDancedhe ky aplikacion nuk është i disponueshëm në Kinë, por e njëjta kompani  ByteDance në këtë shtet operon me një aplikacion të ngjashëm, të quajtur Douyin, i cili është i disponueshëm.
 
SH.B.A. ka sugjeruar që po shikonin mundësin që të ndalojnë përdorimin e këtij  aplikacioni në SHBA. Të hënën, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo sugjeroi që shkarkimi i TikTok do të vinte "informacionet private të qytetarëve në duart e Partisë Komuniste Kineze" në një intervistë të Fox Neës.
 
Qeveria në Indi tashmë ka ndaluar aplikacionin, duke përmendur shqetësimet e sigurisë në internet.
 
“TikTok” i tha BBC-së në një deklaratë se: " ByteDance është duke vlerësuar ndryshimet në strukturën e korporatave të biznesit të saj TikTok. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve tanë, pasi ndërtojmë një platformë që frymëzon krijimtarinë dhe sjell gëzim për qindra miliona njerëz në mbarë botën ".
 
 Sipas raportit të transparencës së TikTok:
 
    25.5% e videove të fshira përmbajnë lakuriqësi të të rriturve ose akte seksuale
    24.8% thyen politikat e saj për mbrojtjen e fëmijëve, të tilla si implikimi i një fëmije në një krim ose përmbajnë sjellje të dëmshme.
    21.5% treguan veprimtari të paligjshme
    3% u hoqën për ngacmim
    Më pak se 1% u hoqën për fjalën e urrejtjes ose "sjellje joautentike"
 
Raporti i transparencës i TikTok zbuloi gjithashtu:
 
    49 milion video të fshira përfaqësuan më pak se 1% të videove të ngarkuara midis korrikut dhe dhjetorit 2019
    98.2% e videove të  fshira janë vërejtur nga “moderatorët” përpara se të raportohen nga përdoruesit
 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing