Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Libri I famshëm “The One and Only Ivan”, do të bëhet film

Film  |  02.03.2018 Ora 14:14   
Bryan Cranston është bashkuar me Angelina Jolie dhe Sam Rockwell në filmin “The One and Only Ivan”, një adaptim I Disney’t nga libri I famshëm më të njejtin titull fitues I cmimit Newbery Medal, nga autorja Katherine Applegate.

Sipas raportimeve të fundit regjinë e filmit do ta bëjë pikërisht Thea Sharrock. Libri I cili u publikua në vitin 2011 flet për një gorillë të argjentë me emrin Ivan, rol që do të luajë Rockwell, I cili jeton në një kafaz në një qendër tregtare së bashku me një elefant të quajtur Stella, rol nga Angelina Jolie dhe një qen I humbur I quajtur Bob.

Gorilla Ivan nuk e mban mend jetën e tij para qendrës, por kur një elefant fëmijë me emrin Ruby hyn në kafaz dhe Ivan e gjen veten duke u kujdesur për të, ai fillon të rizbulojë jetën e tij të mëparshme dhe pregatit një plan për ta larguar elefantin fëmijë nga pronari I tyre abuziv.

Aktori Cranston do ta luajë pikërisht këtë pronar I cili është I dëshpëruar për shkak të dështimit të cirkut të tij. Mike White ka shkruar sekanrin ndërsa Angelina Jolie do të jetë producente bashkë me Brigam Taylor. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing