Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova barazoi ndaj Moldavisë

Sport  |  04.09.2020 Ora 8:45   

Ndaj Moldavisë që në historinë e vet ka shënuar vetëm 15 herë në mbi 130 ndeshje, Kosova nuk shfaqi praktikisht asgjë pas një paraqitje të zbehtë dhe apsolutisht të pakuptimtë, sikur këta lojtarë luajtën për herë të parë me njëri tjetrin, shkruan Korneri.net

Mjegulla e madhe që ishte para “Dardanëve” zgjati me të vërtetë shumë, por për fat ia dolëm të shënojmë me befasinë e kësaj mbermje, sulmuesin e shpikur nga Challandes, Benjamin Kolli, që na shpëtoi nga më e keqja.

Moldavia kaloi në epërsi me golin e Ion Nicolaescu pas 20 minutash lojë, një top i harkuar brenda zonës që nuk u largua nga dyshja Rrahmani-Vojvoda.

Posedimi i topit nga ana e tanëve ishte “sterpë”, pasi në pjesën e parë nuk e patëm asnjë goditje të vetme drejt portës, e kjo vazhdoi edhe në pjesën e dytë, deri te momenti i golit, kur Kololli u asistua nga Valon Berisha.  

Elbasan Rashani i cili e zëvendësoi të pavërejturin në lojë, Milot Rashicën, pati mundësi shumë të mirë të shënonte golin e dytë, por gjuajtjen e tij e ndali portieri Alexei Coselev.

Kosova pati edhe dy mundësi në fund me Zenelin, por ishte shumë në krahut e majtë dhe e pati të vështirë të mposht portierin kundërshtar dhe Hadërgjhonajt që gjuajti me kokë jashtë portës nga 5 metra.

Ky barazim është një mësim i mirë për të gjithë, ashtu siç nuk bënë të luhet, por ishte ndeshja e parë pas një kohe të gjatë, dhe ndoshta duhet të arsytohet pak ndarja e pikëve ndaj një kundërshtari të tillë. /Korneri.net

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing