Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha krenare për sukseset e saj, Rita Orës dhe Dua Lipës (Foto)

Muzikë  |  07.03.2018 Ora 8:55   
Është komentuar shumë rreth raporteve të këngëtareve me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat me muzikën e tyre kanë arritur famë botërore, shkruan Radio Plus.

Pavarësisht raporteve që ato mund t’i kenë, janë ngjarjet muzikore, toplistat dhe renditjet e ndryshme, të cilat shpesh i kanë bërë bashkë Rita Orën, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.

Ndonëse u komentua se vajzat shqiptare nuk kanë raporte dhe nuk flasin, sidomos për Rita Orën dhe Dua Lipën, është Bebe Rexha që krenohet me sukseset e tyre dhe të sajat.

Në një postim të fundit që bëri në Instagram, Bebe Rexha tha se ndjehet krenare që është shqiptare dhe është krenare me të gjitha sukseset arritur ajo, Rita Ora dhe Dua Lipa.

 “Numër 13 në ITunes të Britanisë së Madhe! Tri vajza shqiptare në top 20. Kjo është e pabesueshme. E di që të gjithë prindërit tanë punuan shumë për të siguruar jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në vitet e 80-ta dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe kam arritur kaq shumë, e po ashtu edhe më krenare për të gjitha vajzat shqiptare që po fitojnë me mua tani. Kjo shkon për babain tim Rita Orën dhe Dua Lipën”, ka shkruar Bebe në Instagram. /radioplus/



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing