
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ekspertët mjekësorë nga SHBA të cilët këshillojnë Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) kanë rekomanduar miratimin emergjent për vaksinën e koronavirusit Pfizer-BioNTech. Vendimi vjen pasi një panel prej 23 anëtarësh u takua për të përcaktuar nëse përfitimet e ilaçit tejkalojnë rreziqet.
Vaksina Pfizer tashmë është aprovuar për publikun në Britani të Madhe , Kanada, Bahrein dhe Arabinë Saudite.
Vaksina ende duhet të miratohet zyrtarisht nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), vendimi i të cilëve pritet në ditët në vijim. Rekomandimi vjen një ditë pasi SHBA-të regjistruan më shumë se 3,000 vdekje në periudhën e fundit 24-orëshe - totali më i lartë në një ditë të vetme kudo në botë.